
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi e ka quajtur një qokë që për bandat kriminale, emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme.
Këlliçi deklaroi se e emërimi i Ballës si ministër i brendshëm është degradimi final i qeverisjes së Edi Ramës, teksa paralajmëroi se ai do të jetë ministri i Brendshëm më jetëshkurtër.
“Është degradimi final i qeverisjes së Edi Ramës dhe një qokë që i bëhet bandave kriminale në vend. Besoj se do jetë ministri i brendshëm më jetëshkurtër”, u shpreh Këlliçi.
Kujtojmë se pas rastit të dhunës nga fisi Rraja në Krujë, kryeministri Rama vendosi të shkarkojë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe në vend të tij të emërojë Taulant Ballën.
Lini një Përgjigje