
Partia Socialiste zhvilloi në ambientet e selisë së Kuvendit, një mbledhje të grupit parlamentar, e cila me sa duket do të drejtohet për herë të fundit nga Taulant Balla, i cili pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.
Në mbledhjen e grupit ka munguar kryeministri Edi Rama dhe nga informacionet paraprake kreu i ri i grupit parlamentar të socialistëve, nuk pritet të zgjidhet ditën e sotme.
Sakaq, bëhet me dije se dy nga emrat potencialë të cilët mund të zëvendësojnë Taulant Ballën si drejtues grupi janë Ermonela Felaj dhe deputeti Toni Gogu.
Gjithashtu dy emra të tjerë të cilët përfliten jo zyrtarisht janë Arben Pëllumbi dhe Klotilda Bushka.
Lini një Përgjigje