TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2023, 12:45

Projektligjet/ Alibeaj debat me Toni Gogun: Mos bëni moral, e ka marrë vesh dynjaja se çfarë ka bërë Rraja

Shkruar nga Pamfleti

Projektligjet/ Alibeaj debat me Toni Gogun: Mos bëni moral, e ka marrë

Komisioni i Ligjeve po zhvillon një mbledhje ku do të shqyrtohen dy pr.ligje që kanë të bëjnë me pastërtinë e figurës së personave që ushtrojnë funksione publike si dhe ligjin për partitë politike të cilat preken në pikat ku flitet për lidhjet e të zgjedhurve me regjimin komunist, ndërsa nuk kanë munguar replikat mes opozitës dhe mazhorancës.

Gjatë fjalës së tij në Komision teksa ka folur për projektligjet, deputeti Enkelejd Alibeaj theksoi se nga ana e Partisë Socialiste nuk duhet të komentohet pjesa e moralit pasi së fundmi disa deputetë të tyre janë vënë pas hekurave. Ai përmendi Rrahman Rrajën, për të cilin tha se e dinë të gjithë se çfarë ka bërë. Më tej, ai përmendi dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. 

Alibeaj: Ky është një ligj që ka një bazë të madhe morale. Predikimet që i bën zoti Gogu këtu në fakt do duhet të jenë të sinqerta siç thashë. Ke të drejtë Toni kur thua për një ish-sekretar partie të dyshuar për spiunë të ish-sigurimit të shtetit. E ti e thua këtë kur jo më larg se dje një kolegu yt Rahman Rraja ka marrë vesh dynjaja se çfarë ka bërë, jo më larg se një orë më parë kolegu yt Arben Ahmetaj ka marrë rrugën për te 7 penxheret. Ku është morali këtu? Ty nuk të shkon. Po ka një dozë morale ky projektligj.", tha Alibeaj.

Toni Gogu: Sa për Rrajen, kolegun tonë të nderuar, ai ka vendosur një standard që ne të dy si prind është mirë ta respektojmë. Sa i përket Ahmetajt, ky është një standard i vjetër në PS. Ne me ligjin nuk bëjmë shaka. Ne me ligjin strukemi të gjithë dhe jemi të barabartë. Çfarë iu ka trembur ju?

 

rraja alibeaj mazhoranca

Lini një Përgjigje