TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2023, 13:58

Taulant Balla ministër i Brendshëm, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Taulant Balla ministër i Brendshëm, mbërrin në
Taulant Balla

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për Taulant Ballën ministër i Brendshëm ka mbërritur në Presidencë.

Balla u zgjodh nga kryeministri Rama të shtunën në postin e Ministrit të Brendshëm pas shkarkimit të Bledi Çuçit nga kjo detyrë.

“Referuar interesit tuaj mbi ardhjen në Institucionin e Presidentit të Republikës të propozimit për emërimin e z. Taulant Balla Ministër i Brendshëm, ju informoj që ky propozim sapo ka mbërritur”, njoftoi Presidenca.

Pas ngjarjeve të rënda në fushë-Krujë, ku fisi Rrahja ushtron dhunë brutale ndaj dy qytetarëve, kryeministri Edi Rama shkarkoi Bledi Çuçin nga posti i Ministrit të Brendshëm, vendi i të cilit do zëvendësohet nga Taulant Balla, që aktualisht mban postin e kreut të grupit parlamentar socialist. Këtë të hënë, kryeministrii i ka dorëzuar Presidentit propozimin për emërimin e Taulant Ballës Ministër i Brendshëm.

Sipas Kushtetutës, përgjigjja nga presidenca kthehet brenda një afati kohor 7 ditor, ndërsa më pas i mbetet parlamenitt të shqyrtoj dekretin brenda afatit 10 ditor, në kohën kur për këtë legjislacion kanë mbetur dy seancat e fundit parlamentare, ajo e datës 13 dhe 20 korrikut.

 taulant balla

Lini një Përgjigje