TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2023, 14:02

Shkarkimi i Çuçit dhe kërkesa e SPAK për Ahmetajn, Rama takim me Ballën dhe Gjiknurin

Shkruar nga Pamfleti

Shkarkimi i Çuçit dhe kërkesa e SPAK për Ahmetajn, Rama

Pas zhvillimeve të fundit që implikuan disa prej përfaqësuesve të Partisë Socialiste me ngjarje nën hetim nga drejtësia, por edhe për ndryshimet në qeveri kanë nisur orët tensionuese në selinë e PS.

Së fundmi, në vilën 30 për një takim me kryeministrin Edi Rama janë parë Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, Engjëll Agaçi.

Kujtojmë se takimi vjen pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe zvendësimit nga Taulant Balla në këtë post.

Ndërkohë që sot u bë publike dhe kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për të lejuar arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Gjithashtu, ditën e sotme Rrahman Rraja dorëzoi zyrtarisht mandatin e deputetit për shkak të sulmit barbar nga pjesëtarë të familjes së tij ndaj dy qytetarëve të Krujës, mes tyre dhe djali i tij. Ngjarja e Krujës solli dhe ndryshimet në qeveri nga kryeministri Edi Rama.

cuci takim shkarkim ahmetaj

Lini një Përgjigje