TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2023, 18:21

Pas dekretit për Ballën, Bajram Begaj i firmos Ramës emërimin e 5 ambasadorëve të rinj

Shkruar nga Pamfleti

Pas dekretit për Ballën, Bajram Begaj i firmos  Ramës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka bërë një tjetër ‘qokë’ kryeministrit Edi Rama. Pas firmosje brenda 30 minutave të dekretit për emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, Begaj ka firmosur edhe dekretet për emërimin e ambasadorëve të rinj.

Në njoftimin e nxjerrë nga presidenca, thuhet se Begaj ka firmosur dekretet për emërimin e 5 ambasadorëve të rinj, në Mal të Zi, Gjermani, Turqi, SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ambasadorët e rinj janë emëruar respektivisht si më poshtë:

Adia Sakiqi është emëruar ambasadore në Gjermani/ Blerta Kadzadej është emëruar ambasadore në Turqi/ Ervin Bushati është emëruar ambasador në SHBA/ Ridi Kurtezi është emëruar ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë ironik është emërimi i ish-bashkëshortes së Bledi Çuçit, Zhaklina Peto si ambasadore në Mal të Zi, në një kohë kur Rama e shkarkoi Çuçin nga posti i ministrit të Brendshëm dhe e zëvëndësoi atë me Taulant Ballën. 

Megjithatë, pas këtyre emërimeve mbeten edhe 7 emra të tjetër të propozuar për ambasadorë, të cilët priten që të miratohen nga presidenti Begaj.

Ndër to janë ish deputetja Vasilika Hysi, e cila thuhet se do të përfaqësojë Shqipërinë në misionin e OKB. Meri Kumbe, aktualisht zv/ministre e Kulturës është propozuar si ambasadore në Izrael. Ish-deputeti Fate Velaj në Austri. Majlinda Frangaj në Vatikan. Gazetari Mustafa Nano në Zvicër dhe Uran Ferizi në Mbretërinë e Bashkuar.

"Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, bazuar në nenin 92, shkronja “dh”, nenin 93 të Kushtetutës, si dhe nenin 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë” me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:

1. Lirohet me Dekret nr. 103 datë 10.7.2023 z. Ridi Kurtezi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.

2. Lirohet me Dekret nr. 104 datë 10.7.2023 z. Artur Kuko nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.


3. Lirohet me Dekret nr. 105 datë 10.7.2023 z. Kastriot Robo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

4. Lirohet me Dekret nr. 106 datë 10.7.2023 znj. Floreta Faber nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jorezident.

5. Lirohet me Dekret nr. 107 datë 10.7.2023 znj. Adia Sakiqi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), jorezident.

6. Emërohet me Dekret nr. 108 datë 10.7.2023 znj. Zhaklina Peto, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.

7. Emërohet me Dekret nr. 109 datë 10.7.2023 znj. Adia Sakiqi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.

8. Emërohet me Dekret nr. 110 datë 10.7.2023 znj. Blerta Kadzadej, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

9. Emërohet me Dekret nr. 111 datë 10.7.2023 z. Ervin Bushati Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jorezident.

10. Emërohet me Dekret nr. 112 datë 10.7.2023 z. Ridi Kurtezi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident", njofton presidenca/Pamfleti

begaj ambasadorët

Lini një Përgjigje