TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2023, 16:36

Ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ahmetajn/ Opozita kërkon të mbahet me dyer të hapura, Salianji debat me Felajn

Shkruar nga Pamfleti
Ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ahmetajn/
Avokatët e Ahmetjat duke u futur në Kuvend

Është ndërprerë për pak minuta mbledhja e Këshillit të Mandateve sa i takon imunitetit të Arben Ahmetajt. Mësohet se opozita ka kërkuar që mbledhja të mbahet me dyer të hapura. SPAK pretendon se ka të dhëna sekrete dhe media nuk duhet të jetë e pranishme, por opozita e ka kundërshtuar. Mbledhja u ndërpre për pak minuta pas një debati mes Ervin Salianjit dhe Ermonela Felajt.

SPAK ka kërkuar në Kuvend që të hiqet imuniteti për Arben Amhetajn, duke i hapur rrugë arrestimi të tij. Ai akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash.

 

Lini një Përgjigje