TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2023, 16:33

Mazhoranca nuk humbet kohë, kalon ligjin që bllokon diplomat e studentëve të Mjekësisë

Shkruar nga Pamfleti

Mazhoranca nuk humbet kohë, kalon ligjin që bllokon diplomat e

Komisioni i Shëndetësisë ka miratuar në parim ligjin që bllokon diplomat për studentët e Mjekësisë.

Mazhoranca e futi atë me procedurë të përshpejtuar dhe pavarësisht debateve mes deputetëve, mazhoranca vendosi të mos humbasë kohë.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, Albana Vokshi, si dhe deputetja e PD-së, Ilda Dhori, reaguan ashpër kundër këtij vendimi.

Zemra e problemit është pagesa, lërini përrallat. Njerëzit kanë dalë në rrugë se duan sa pagat e Kosovës”, tha Vasili.

Pjesë në komision ishte edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi si dhe zëvendësministrja Mira Rakacolli. Kushi tha se projektligj synon të parandalojnë largimin e mjekëve por dhe për të plotësuar nevojat në shëndetësi.

Ne nuk i detyrojmë studentët. Pra, studentët nuk vendosen përpara një detyrimi. Studentët janë të lirë të zgjedhin nëse do të përfitojnë nga lehtësirat apo jo… Ligji nuk e cenon thelbin e kësaj të drejte kushtetuese. Duke qenë se çdo student ka të drejtë të zgjedhë nëse dëshiron të përfitojë nga lehtësitë që krijohen me nënshkrimin e marrëveshjes, apo nëse nuk pranon për të lidhur këtë marrëveshje”, u shpreh ministrja Kushi.

Opozita i kërkoi ministres që të ulë detyrimin për punësim nga 5 vite në 3 ose të mos e hedhin në votim. Megjithatë, asnjë nga këto kërkesa nuk u pranua, duke e miratuar në parim draftin.

shendetesia

Lini një Përgjigje