TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2023, 17:16

Zbardhen debatet në Këshillin e Mandateve, Bardhi përplaset me Felajn: E ke dhe ti emrin te dosja që ka sjellë SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen debatet në Këshillin e Mandateve, Bardhi përplaset me

Zbardhen debatet brenda Këshillit të Mandateve sa i takon heqjes së imunitetit të Arben Ahmetajt.

Gjatë debatit të ashpër mes Gazmend Bardhit dhe Ermonela Felaj nëse seanca duhet të zhvillohej e hapur për publikun apo jo, Sekretari i Përgjithshëm i PD ka akuzuar deputeten e PS se emri i saj është në dosjen e sjellë nga SPAK

Emri yt është në këtë dosje. Ti ke frikë sepse emri yt është në dosje. Lëri njerëzit të kuptojnë që ti njësoj si Ahmetaj ke qenë pro ndërtimit të inceneratorëve. Je në konflikt interesi!” u shpreh Bardhi në debat e sipër.

Mazhoranca ka frikë që shqiptarët të mësojnë të vërtetën për inceneratorët”, tha ai duke shtuar se mazhoranca po ndihmon Ahmetajn të largohet.  



Lini një Përgjigje