TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Korrik 2026, 20:44

“Në Europë nuk ka vend për retorikë që mbështet spastrimin etnik”/ Bushati reagon ashpër ndaj ministres serbe

Shkruar nga Pamfleti
“Në Europë nuk ka vend për retorikë që
Ditmir Bushati

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, e cila tha se, po të kishte pasur lirinë e veprimit të Slobodan Millosheviçit, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Përmes një reagimi publik, Bushati e cilësoi të papranueshme dhe të rrezikshme gjuhën e përdorur nga zyrtarja serbe, duke theksuar se deklarata e saj përbën një fyerje për viktimat e luftës në Kosovë dhe për vetë drejtësinë.

E papranueshme dhe e rrezikshme gjuha e ministres së qeverisë serbe që mbështet spastrimin etnik në Kosovë. Një fyerje për viktimat, familjet e tyre dhe drejtësinë. Në Europë nuk ka vend për retorikë që arsyeton dhe mbështet spastrimin etnik. Serbia, si vend kandidat për në BE, nuk duhet të bëjë përjashtim”, u shpreh Bushati.

Deklarata e ministres serbe ka shkaktuar reagime të shumta, pasi ajo deklaroi në një intervistë për median serbe Kurir se, nëse do të kishte qenë e lirë të vepronte si Slobodan Millosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998. Këto deklarata janë dënuar si një relativizim i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe kanë nxitur kritika të forta në opinionin publik.

 

ditmir bushati

Lini një Përgjigje