TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Korrik 2026, 20:17

Debatet për Zvërnecin, Rama nga Brukseli: Projekti do të jetë krenari për Shqipërinë dhe Europën

Shkruar nga Pamfleti
Debatet për Zvërnecin, Rama nga Brukseli: Projekti do të
Edi Rama

Ndërsa në Shqipëri protesta kundër projektit në Zvërnec ka hyrë në ditën e 45-të dhe është shndërruar në një revoltë kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur nga Brukseli të mbrojë projektin, duke këmbëngulur se gjithçka po ecën sipas standardeve të Bashkimit Europian.

I pyetur gjatë Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE për debatet që projekti ka shkaktuar edhe në Parlamentin Europian, Rama u shpreh se Komisioni Europian është i informuar për çdo zhvillim dhe se nuk ekziston asnjë arsye për shqetësim.

Për ne të gjithë zërat janë të respektueshëm, por ka një zë që e marrim shumë seriozisht, zërin e Komisionit. Komisioni është në krye të gjithçkaje duke qenë shumë i mirëinformuar, bazuar në fakte. Në këtë botë informacioni dhe pikëpamjesh të debatueshme, ku e vërteta gjen gjithnjë e më pak hapësirë, Komisioni mbetet ai që mban fort objektivitetin, sepse punon mbi fakte, të dhëna dhe burime të verifikuara. Jam i sigurt se edhe ju, nëse do të kishit interes për faktet dhe burimet e verifikuara, do ta kuptonit se nuk ka asgjë për t'u shqetësuar”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se projekti është ende në fazën e përgatitjes dhe se procedurat mjedisore po ndiqen sipas rregullave.

Projekti është ende punë në vazhdim. Nuk mund të shihet askund, sepse nuk është finalizuar. Vlerësimi i ndikimit në mjedis është në proces e sipër. Gjithçka po bëhet sipas rregullave që prej ditës së parë. Për ne vlen libri i rregullave të standardeve të anëtarësimit dhe i Komisionit Europian. Ideja se Shqipëria do të vazhdonte me diçka që nuk do të ishte në përputhje të plotë me këto standarde është një pretendim pa bazë. Do të bëjmë një projekt që do të jetë krenari për Shqipërinë dhe Europën. Kjo është ambicia ime dhe do të jemi rigorozë për të kërkuar vetëm standardet më të larta”, u shpreh Rama.

rama zverneci

1 Komente

  1. a
    axhustatori

    kokrra e mashtruesit! Ai po e thote hapur ne Shqiperi se do beje ato qe ka ne mendje, ndaj....eshte zgjedhur. Dhe mendja e tij diabolike synon largimin e rinise, zhdukjen e pensionisteve dhe grabitjen e gjithckaje nga grupi oligarkeve me te ne krye., kolonizimin e Shqiperise. Ne mbeshtetje ka Berishen.

    Lini një Përgjigje