
Mediat greke i kanë bërë jehonë deklaratës së mbrëmshme të Sali Berishës, i cili mori në mbrojtje Fredi Belerin.
Dje në një emision, Berisha foli se policia inskenoi arrestimin e Belerit, duke paguar 7 mln lekë një person që ta fuste në kurth. Kaq ka mjaftuar dhe mediat greke kanë shkruar thuajse të gjitha mbi këtë deklaratë.
“Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha flet publikisht dhe ekspozon planin e pistë të Edi Ramës që dërgoi në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Heimarrës Freddy Beleris.
Në një intervistë, Berisha deklaroi se ky ishte një provokim i Ramës i cili i ngriti kurth Belerit. Duke folur për televizionin shqiptar Syri.tv, Sali Berisha denoncon përfshirjen e autoriteteve shqiptare në rastin e qelbur që çoi në pengmarrjen e kryebashkiakut, të cilit nuk iu lejua as të betohet si kryetar bashkie.
Berisha flet për një komplot, duke shpjeguar se një bashkëpunëtor policie është paguar me një tarifë prej 700 mijë lekësh (pothuajse 7 mijë euro) për të ngritur akuzat”, shprehet portali grek “News Break”.
Mbi këtë deklaratë kanë shkruar edhe shumë media të tjera të njohura, si “Protothema”, “In.gr”, apo “Ethnos”.
Lini një Përgjigje