Ditën e sotme nga selia blu, ish kryeministri Sali Berisha tha se letrat me vlerë u përdorën me sukses të madh fillimisht nga Megi Theçer dhe në Argjentinë dhe më pas në vendet ish-komuniste kudo.
Ai shtoi se bonot e privatizimit i janë shpërndarë falas qytetarëve sipas grupmoshave, por në fund të shpërndarjes, 1.3 milionë shqiptarë kanë pasur një bono privatizimi në xhep.
"Unë sot, jam këtu për të paraqitur vetëm njërën prej tyre, të cilën falangat të krimit politik, e paraqesin si fakt, argument se është ndërmarrë për të favorizuar dhëndrin tim. Apo është ndërmarrë për korrupsion. Dhe kjo është vendimi për përdorimin e letrave me vlerë në procesin e privatizimit me përparësi ish-pronarëve. Letrat me vlera, që ta dinë shqiptarët dhe u kujtohet, janë emetuar në Shqipëri dhe në shumicën e ish-vendeve komuniste si një mekanizëm me të cilën synohej që qytetarët të përfitonin nga privatizimi i ndërmarrjeve ku kishin shkrirë jetën e tyre në sistemin komunist.
Ato u përdorën me sukses të madh fillimisht nga Megi Theçer dhe në Argjentinë dhe më pas në vendet ish-komuniste kudo. Si president i Republikës, kam dekretuar në fillim të vitit 1995, emetimin dhe shpërndarjen e tyre. Bonot e privatizimit i janë shpërndarë falas qytetarëve sipas grupmoshave, por në fund të shpërndarjes, 1.3 milionë shqiptarë kanë pasur një bono privatizimi në xhep. Një variant i tyre ishin lekët e privatizimit. Lekët e privatizimit iu dhanë të përndjekurve politikë. Ato ishin në mënyrë absolute ekuivalente me lekun. Bonot askërkund nuk janë identike me monedhën e vendit, kanë një përafrim. Kurse ato që u shpërndanë për ish-të përndjekurit, kishin vlerën më reale të lekut.
Në këtë periudhë, bonot e privatizimit u përdorën për privatizimin e mijërave objekteve dhe dhjetëra e dhjetëra sipërmarrjeve të mesme, në atë kohë kjo ishte fusha e privatizimit dhe blerjes së banesave, legalizimit të banesave. Kurse të përndjekurve, lekët e privatizimit iu dhanë si dëmshpërblim për vitet e burgjeve dhe kampeve të përqendrimit. Lekët e privatizimit funksionuan në mënyrë të përsosur. Me to, të përndjekurit blenë objekte, deri fabrika.
Në vitin 1997 procesi u ndërpre, por nuk u largua kurrë. Dhe në vitin 2020, kjo qeveri ka vendim për përdorimin e tyre. Në vitin 2008, në prag të privatizimeve që ishin përpara, rikthehet përdorimi i tyre në masën 80 përqind me bono dhe 20 përqind me lekë. Ndërkohë pronarët blenë, në mos gabohem, rreth 20 miliardë lekë objekte që u privatizuan. Në total, pjesa tjetër konsumoi rreth 120 milionë euro apo dollarë, sipas një raporti të vitit 2014 të Ministrisë së Financave. Berisha: Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij. Në proces janë reformat epokale të PD-së.", tha Berisha.
Lini një Përgjigje