TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2023, 13:50

GJKKO pret ta marrë në pyetje, Berisha e sfidon 'live': Edi Rama i ka shpallur luftë totale opozitës!

Shkruar nga Pamfleti
GJKKO pret ta marrë në pyetje, Berisha e sfidon 'live': Edi
Sali Berisha

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e ka thirrur Sali Berishën që të paraqitet në orën 14:00 për t’u pyetur dhe për t’u njohur me dy masat e sigurisë, detyrim paraqitje dhe bllokimin e daljes jashtë vendit.

Por ish kryeministri e ka refuzuar duke kërkuar që të më parë të kërkojë që Kuvendi t’i heqë imunitetin.

30 minuta përpara se të shkojë ora 14:00 kur e ka thirrur gjykata, Berisha doli në një konferencë për mediat për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai tha se Rama i ka shpallur luftë totale dhe se u bën thirrje demokratëve se do ti përgjigjet me të gjithë forcën dhe mundësitë.

“Siç e dini, Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe unë u them demokratëve kudo që janë, se me aktin e fundit, ai ka shpallur një luftë totale, për të cilën ne do i përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona. Procesi është procesi më politik i këtij shekulli. Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij, jo, absolutisht.

Në proces janë reformat epokale të PD-së, të cilat goditen nga një gardë pretoriane, të cilat goditen nga falanga politike krimi, në një analizë që dëshmon urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë dhe demokracisë që ka ndërmarrë PD në vite. Çdo demokrat duhet të ndjehet krenar me to” tha ai.

 

berisha rama spak

Lini një Përgjigje