TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2023, 13:28

Rama takim në Kryeministri me ministrin Balla dhe disa deputetë të PS

Shkruar nga Pamfleti
Rama takim në Kryeministri me ministrin Balla dhe disa deputetë
Rama me deputetët e PS

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një takim pune me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste që drejton. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kreu i grupit socialist Bledi Çuçi, kryetarja e komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka dhe deputetët Damian Gjiknuri dhe Toni Gogu, ishin pjesë e takimit me kreun e qeverisë.

Mësohet se gjatë takimit është diskutuar mbi paketën e re të ndryshimeve që do të shtrohen për diskutim në Kodin Penal, përfshirë propozimet e ministrit Taulant Balla.

Gjithashtu, në takimin me kryeministrin Rama është diskutuar edhe mbi projektbuxhetin e shtetit për vitin 2024. Projektbuxheti pritet të miratohet në fillim të muajit nëntor në Këshillin e Ministrave dhe më pas do t’i dërgohet për shqyrtim në Kuvend.

Ministria e Brendshme ka propozuar një paketë për rritjen e sigurisë në shkolla me ndryshime në 11 nene të Kodit Penal.

Rrethana rënduese cilësohet çdo vepër penale ndërkohë që propozohet rritje e ndjeshme të dënimeve me burgim për 10 vepra penale që kryhen në ambientet e shkollave apo rreth tyre që quhet në projektligj  “Perimetër i Sigurisë” në shkolla.

Çdo vepër penale që lidhet me dhunën seksuale, pornografinë, trafikimin e të miturve, mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve të zjarrit, mbajtjen apo shitjen e armëve të ftohta, shitjen e lëndëve narkotive, përshtatjen e lokalit për përdorim droge, hedhja ose braktisjen e shiringave, nxitjen për përdorimin e drogës, drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt nëse do të kryhet në ambientet shkollore do të ketë ashpërsim të dënimeve. Krimi në këto ambiente përbëjnë rrethanë cilësuese pavarësisht nëse destinatorët e veprës apo të dëmtuarit janë persona të mitur.

Ligji sjell si risi konceptin e Perimetrit të Sigurisë në shkolla. Nga nenet që propozohen rritje të dënimit veçohet ajo për dhunën seksuale që nëse kryhet në perimetrin e sigurisë së institucionit arsimor të frekuentuar nga i dëmtuari dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Edhe krimet në lidhje me nenin 117 të Kodit Penal që lidhen me pornografinë parashikojnë burgim nga tre deri në pesë vjet, ndërkohë që më parë dënoheshin vetëm deri në 2 vite burg.

taulant balla rama

Lini një Përgjigje