
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka mbërritur në selinë e PD-së, për t’u takuar me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ky takim vjen pasi SPAK akuzoi Sali Berishën për korrupsion pasiv dhe pastrim parash për aferën 'Partizani'.
Gjykata e Posaçme ka caktuar ditën e sotme për ta marrë në pyetje, si person në hetim. SPAK e akuzon se ka kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, por dhe kryer veprime konkrete për kontrolle administrative me qëllim final privatizimin e ish kompleksit ‘Partizani’ për të ndërtuar 19 kulla ku fitues i drejtëpërdrejtë është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Seanca është caktuar të thirret sot në orën 14:00, por rreth orës 11:00 nga selia e Rithemelimit, Berisha paralajmëroi se nuk do të shkojë në GJKKO për t'u marrë në pyetje me preteksin se nuk shkel Kushtetutën.
Lini një Përgjigje