TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2023, 08:24

Berisha: SPAK të godasë Veliajn për aferën 1 miliard euro, jo të bashkëpunojë me të

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: SPAK të godasë Veliajn për aferën 1 miliard euro,
Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha është shprehur se Erion Veliaj është përgjegjësi direkt për aferën 1 miliard euro për inceneratorin e Tiranës dhe bën politikën e SPAK.

I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' , Berisha ka deklaruar se Veliaj nëse nuk gozhdohet për atë që ka bërë, kjo është një goditje e rëndë për atë organ.

"Erion Veliaj është përgjegjësi direkt për aferën 1 miliard euro për inceneratorin e Tiranës bën politikën e Skapit dhe jo që nuk gozhdohet për atë që ka bërë atëherë kjo është një goditje e rëndë për atë organ. Para tre ditësh erdhën në Shqipëri Miliad Lopës dhe Alberto Presezzit ku i kam denoncuar për lidhjet iraniane me dokumenta. 

Këta të skapit njëherë thanë që se dimë se kush janë pronarët e inceneratorëve, pesë ditë përpara Këlliçi ka dorëzuar SPAK të gjithë korospondencën mes Zotos Mertirit dhe tregonte se Lopa dhe Alberto tregonte se akne bërë denoncime të rreme si në Shqipëri ashtu dhe në Itali. Ata erdhën me gati 100 milionë euro për të vazhduar punën me inceneratorët e Tiranës dhe ata para janë para iraniane. Nuk mund të them se i gjithë SPAK është i kapur por një pjesë e mirë është e implikuar me politikat e Veliajt," tha Berisha.

berisha spak veliaj

Lini një Përgjigje