TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2023, 07:20

Akuza nga SPAK, ish deputeti i PS: Ky është fundi politik i Sali Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Akuza nga SPAK, ish deputeti i PS: Ky është fundi politik i Sali
Halit Valteri

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Halit Valteri ka folur në lidhje me lëvizjen e fundit të SPAK, ku arrestoi dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ndërsa për ish-kryeministrin masën e sigurisë, detyrim paraqitje dhe sekuestrim i pasaportës për mos largim nga vendi.

Sali Berisha, dhëndri i tij dhe ortaku i këtij të fundit, Fatmir Bektashi akuzohen për kompleksin “Partizani”.

Valteri tha se drejtësia e re po funksionon dhe se për ish-kryeministrin Berisha ky është fillimi i fundit politik.

Deputeti i PS u shpreh se SPAK tanimë po funksionon dhe Berisha nuk është i vetmi, por edhe për  Ilir Metën ka hetime në lidhje me CEZ-DIAN.

Po ashtu ai shtoi  se ish-kryeministri  është i përfshirë edhe në ngjarje më të rënda se kompleksi “Partizani”, siç është “Gërdeci”.

Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar “kosh mbeturinash” dosjen e SPAK në lidhje me akuzat ndaj tij dhe Malltezit duke thënë se ky i fundit është arrestuar vetëm se është dhëndri i tij.

Berisha shprehet se ka një mori shpifjesh në këtë dosje të hapur pas kallëzimit politik nga Balla.

“Edvini dhe larot e tij nuk kanë qenë në gjendje të japin asnjë fakt që fakton se është shkelur ndonjë rregull gjatë procedurave të privatizimit të ish-klubit partizani.Së dyti, pas tre vitesh hetime nuk kanë gjetur asnjë provë të vetme, që toka e kthyer nuk ka qenë trashëgimi e familjarëve, përveç pishinës, që ka qenë pjesë e klubit Partizani që ka qëenë detyrim ligjor për t’u privatizuar”, tha Berisha.

 

halit valteri berisha spak

Lini një Përgjigje