TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2023, 22:02

Prangosja e Malltezit, paralajmëron Spahiu: Në javët në vijim do të arrestohen disa emra të tjerë të njohur

Shkruar nga Pamfleti

Prangosja e Malltezit, paralajmëron Spahiu: Në javët në

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se, në javët në vijim janë përgatitur disa arreste të nivelit të lartë, qoftë në krahun e majtë, qoftë në krahun opozitar.

Sipas tij, Jamarbër Malltezi nuk do jetë i vetmi, pasi në qeli do të shkojnë dhe shumë emra të tjerë “big”.

Ka pasur një lloj hezitimi për Berishën, një lloj frike. Dy ish-kryeministrat e mëparshëm, që janë proceduar penalisht, të dy janë proceduar me masën shtrënguese, arrest me burg. 30 vjet më parë drejtësia penale ka qenë më e ashpër kundër korrupsionit sesa sot, me ish-kryeministrin Berisha. Kjo tregon një lloj nisje me dilema të frikshme në këtë proces. Unë them se është kaluar ylberi dhe është thyer një tabu. Është thyer akulli dhe mendoj që prokuroria nuk do ndihet e shantazhuar. Në javët në vijim, janë përgatitur disa arreste të nivelit të lartë, qoftë në krahun e majtë, qoftë në krahun opozitar”, u shpreh zoti Spahiu në “DritareTv”.

 

Lini një Përgjigje