TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2023, 13:59

Berisha refuzoi të paraqitej në GJKKO, dërgon avokatin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Berisha refuzoi të paraqitej në GJKKO, dërgon avokatin e tij

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje, avokati i tij Genc Gjokutaj ka mbërritur pranë ambienteve të gjykatës.

Berisha zgjodhi të mbajë një konferencë me gazetarët në orarin e caktuar nga GJKKO për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Ai tha se Rama i ka shpallur luftë totale dhe se u bën thirrje demokratëve se do ti përgjigjet me të gjithë forcën dhe mundësitë.

“Siç e dini, Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe unë u them demokratëve kudo që janë, se me aktin e fundit, ai ka shpallur një luftë totale, për të cilën ne do i përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona. Procesi është procesi më politik i këtij shekulli. Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij, jo, absolutisht.

Në proces janë reformat epokale të PD-së, të cilat goditen nga një gardë pretoriane, të cilat goditen nga falanga politike krimi, në një analizë që dëshmon urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë dhe demokracisë që ka ndërmarrë PD në vite. Çdo demokrat duhet të ndjehet krenar me to”, tha Berisha.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Gjokutaj u shpreh se në momentin kur Berisha nuk ka marrë vendim për procesin ligjor ndaj tij, ai nuk është pjesë e procesit.

“Ky është proces i parregullt ligjor. Në momentin kur zoti Berisha nuk ka marrë vendim, nuk është pjesë e procesit. Këtë ngërç procedural duhet ta zgjidhë gjykata. Duhet ta zgjidh organi i procedurës, ata që e bën”, tha ai.

 

gjkko berisha avokati

Lini një Përgjigje