TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2023, 12:34

Korrupsion në zgjedhje, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Këlcyrës Klement Ndoni

Shkruar nga Pamfleti
Korrupsion në zgjedhje, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e
Edi Rama dhe Klement Ndoni

Një tjetër kryebashkiak i Partisë Socialiste është vënë nën hetim nga SPAK për korrupsion në zgjedhje...

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Këlcyrës Klement Ndoni.

Në pyetje është marrë një tjetër qytetare për të cilën ka dyshime i është ofruar mbështetje në formë ryshfeti kundrejt votës për kryebashkiakun e majtë.

Procedimi penal nr. 178 i vitit 2023 për të cilën ndodhet nën hetim Ndoni nga prokurori Ols Dado ka të bëjë me dyshimet për krime zgjedhore, të denoncuar edhe nga qytetarë të Këlcyrës.

Pikërisht njëri prej tyre, një i moshuar 75-vjeçar u paraqit të mërkurën e kaluar në SPAK për t’u marrë në pyetje.

Në denoncimin e bërë prej tij përpara zgjedhjeve të 14 majit, pretendoi se funksionarë vendor në këtë Bashki, i kanë ofruar ndihmë ekonomike dhe punësim të djalit të papunë në këmbim të votave të familjes së tij në favor të kandidatit socialist për kreun e Bashkisë Klement Ndoni i cili kërkonte mandatin e katërt në këtë funksion.

Sipas denoncuesit Agim Bakushllari, episodi kishte ndodhur në zyrat e Bashkisë vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale. Ndoni rezulton i kallëzuar edhe më parë në prokurori me akuzat për shpërdorim detyre, në disa projekte në qytet apo emërime në sektorin publik

klement ndoni spak korrupsion ne zgjedhje

Lini një Përgjigje