OPGJ ka mbërritur ditën e sotme në ambientet e ish-kompleksit Partizani, ose siç tashmë quhet kompleksi Magnet.
Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë zbritur sërish në terren dhe po sekuestrojnë pronat e Jamarbër Malltezit, i cili është në burg për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
OPGJ ka mbërritur ditën e sotme në ambientet e ish-kompleksit Partizani, ose siç tashmë quhet kompleksi Magnet, ku janë ndërtuar 19 kulla.
Mes listës së pasurive që do sekuestrohen në këtë kompleks, janë edhe 60% e aksioneve së palestrës që Malltezi ka në Magnet Gym&Fit dhe ndodhet brenda ‘kompleksit ‘Magnet’.
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi u njoh dje në GJKKO me masën e sigurisë arrest me burg. Teksa Malltezi ndodhej i mbyllur në kafazin e gjykatës, oficerët e Policisë Gjyqësore zbritën në terren për të ekzekutuar vendimin e GJKKO për sekuestrimin e 25 pasurive të tij.
Në të 6 llogaritë e tij bankare, del se i janë sekuestruar më shumë se 250 mijë euro! Ai zotëron edhe 5 apartamente të tjera sipas dokumentit në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit, Frosina Plaku, etj.
Një prej pasurive që është vendosur nën sekuestro preventive është edhe një vilë luksoze në Gjirin e Lalzit, ku Berisha kalon edhe pushimet, për të cilën ai ka deklaruar se vila nuk është e tij, por e së bijës Argitës dhe bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezit.
Në dokumentin e siguruar janë renditur edhe aksionet e sekuestruara, në masën 45% të kuotave të kapitalit Themeltar të shoqërinë Homeplan, në masën 100% të Shoqërisë “Magnet Imo” si dhe 60% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë “Magnet & Gym”.
Lini një Përgjigje