Analisti Artan Hoxha ka përmendur faktin se në materialin prej 200 faqesh nuk është lënë asnjë emër zyrtari pa përmendur në mënyrë direkte apo indirekte, por vetëm emri i kryeministrit Edi Rama nuk është përmendur.
Ai u shpreh se është përmendur edhe emri i presidentit të Republikës që nuk ka lidhje me këtë rast dhe nuk është përmendur në asnjë moment emri i kryeministrit dhe kjo tregon një mungesë kurajoje dhe frikë.
“Ekziston një mundësi që pushteti gjyqësor i paekuilibruar me pushtetet e tjera mund të marri superxhiro dhe përfundojmë te skenari i republikës gjyqësore dhe devijojmë nga demokracia dhe sistemi parlamentar. Prandaj edhe unë e mbaj nivelin e arsyetimit se drejtësia e ndërmarë është instrument i politikës i regjimit në fuqi dhe ka shumë gjëra që e tregojmë këtë gjë përfshirë edhe rastin e fundit ku përfshihet edhe lideri i opozitës, Sali Berisha. Por një pyetje kam unë për këta prokurorët dhe gjyqtarët që kanë bërë 200 faqe material. Në atë 200 faqe nuk kanë lënd kërkënd pa përmendur edhe presidentin që ska lidhje në këtë histori vetëm Edi Ramën nuk e kanë përmendur. Shumë interesante. S’kanë lënë emër zyrtari pa përmendur të përfshirë direkt apo indirekt qoftë edhe tangencial. Mund të thonin edhe presidenti i republikës apo ministri i kësaj gjëje por të gjithë janë përmendur me emër. Ore këto nuk kanë kurajo ta përmendin, kanë frikë apo ça kanë.”, tha ai në Opinion.
Lini një Përgjigje