TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2023, 13:10

Paditën në SPAK Rakip Sulin për shkelje në tendera dhe korrupsion, banorët e Kamzës thirren për deklarime

Shkruar nga Pamfleti

Paditën në SPAK Rakip Sulin për shkelje në tendera dhe

Banorët e Kamzës janë paraqitur paraditen e kësaj të marte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklarimet e tyre për kallëzimin e depozituar në SPAK pak javë më parë ndaj kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli.

Banorët e akuzojnë kryebashkiakun për shkelje të barazisë në tendera dhe për korrupsion dhe në cilësinë e provave ata kanë paraqitur ndër të tjera edhe auditimin e KLSH-së, ku janë konstatuar shumë shkelje në Bashkinë e drejtuar nga Suli.

Më herët, më 11 shtator Partia e Lirisë dhe këshilltarët e koalicionit Bashkë Fitojmë në Kamëz, kallëzuan penalisht në SPAK, kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli.

"Ne kemi sot kemi paraqitur mënyrën si njoftohen këshilltarët bashkiakë për të bërë mbledhjet online, kjo në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore, por edhe në kundërshtim me vetë rregulloren e këshillit bashkiakë.

Këshilltarët e opozitës kanë kohë që i kanë kërkuar kryetarit të bashkisë dhe të këshillit bashkiak për ti vënë në dispozicion një rregullore sesi funksionin këshilli bashkiak dhe kjo rregullore edhe sot që kemi ardhur në SPAK nuk vihet në dispozicion.

Ne kemi sot kemi paraqitur mënyrën si njoftohen këshilltarët bashkiakë për të bërë mbledhjet online, kjo në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore, por edhe në kundërshtim me vetë rregulloren e këshillit bashkiakë.

Këshilltarët e opozitës kanë kohë që i kanë kërkuar kryetarit të bashkisë dhe të këshillit bashkiak për ti vënë në dispozicion një rregullore sesi funksionin këshilli bashkiak dhe kjo rregullore edhe sot që kemi ardhur në SPAK nuk vihet në dispozicion.

Shpresojmë që SPAK të verë para përgjegjësisë kryetarin e bashkisë, kryetarin e këshillit bashkiak dhe zyrtarë të tjerë”, tha avokatja Adriana Kalaja menjëherë pas depozitimit në SPAK të kallëzimit mesditën 11 shtatorit 2023.

spak rakip suli banoret e kamzes

Lini një Përgjigje