Prokuroria e Posaçme duket se i ka marrë mbarë kryebashkiakët e PS. Pak ditë më parë “Pamfleti” publikoi një shkrim që bëhej me dije se SPAK ka vënë nën hetim Edison Memollën e Rrogozhinës dhe Rakip Sulin e Kamzës, teksa sot ka pasur dhe zhvillime.
Memolla është paraqitur në SPAK, ku mësohet se është njohur me akuzat nga prokurori Edvin Kondili. Sipas burimeve ai është marrë i pandehur për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022. Bëhet fjalë për një regjistrim ku ai premton se do paguajë faturat e energjisë për qytetarët nëse ata i jap votën. Ndërkohë po ashtu mësohet se ai po hetohet për abuzime me tenderët për pastrimin e qytetit dhe me fondet për tërmetin dhe mund të shtohen telashet në ditët në vijim.
Mirëpo marrja e tij i pandehur duket se është një kambanë alarmi për Rakip Sulin, pasi edhe ky i fundit po hetohet për abuzime me fondet e tërmetit dhe me tenderët. Lidhur me këto akuza të dy po hetohen nga prokurori Elvin Gokaj dhe nuk është çudi që këto ditë të ngjisë shkallët dhe Kipja i Kamzës.
Lidhur me përgjimin për Memollën, në zgjedhjet e 6 marsit ai ishte kryetar i komanduar dhe u ka duke ndërhyrë tek OSHEE për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një familjeje të varfër në këmbim të votave.
Në bisedën telefonike me një grua, Memolla konfirmoi se ishte takuar më herët me telefonuesen, të cilës i kishte garantuar mos-ndërprerjen e energjisë, në këmbim të votës për zgjedhjet e 6 marsit.
E më pas në telefon del elektricisti që kishte shkuar për ndërprerjen e energjisë, të cilit Memolla i kërkon që të mos ia ndërpresë energjinë sa t’i marrin votat, e për të justifikuar veprimin, ai vetë do t’i paguante faturën e një muaji.
Pjesë nga biseda telefonike
Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë…
Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!
Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë… Shif t’i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje…
Elektricisti: E di, e di, po ça të bëjmë ne…
Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka…
Elektricist: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo…
Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty…
Elektricisti: Problem e kemi ne se na kanë heqë nga dy javë të punës…
Kryetari: Pse, pse s`keni pre eee…
Elektricisti: Po…
Kryetari: Hajde se do diskutojmë një çikë me Edin, lëre sot, se do flas çik me Edin unë….
Elektricisti: Mirë..
Lini një Përgjigje