TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Tetor 2023, 14:19

Iu sekuestruan pasuritë në Durrës me vlerë 1 mln euro , zbardhen emrat kush janë 3 të arrestuarit në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Iu sekuestruan pasuritë në Durrës me vlerë 1 mln euro ,

Ditën e sotme strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë sekuestraur 1 mln euro pasuri të Emirjan Beut, Syrjan Tolës dhe Dorian Beut tre trafikantëve në Milano. 

Policia e Durrësit ka sekuestruar 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, një bar kafe, 3 dyqane, 2 shoqëri peshkimi së bashku me asetet e tyre.

Emirjan Beu, të cilit sot iu sekuestruan pasuritë nga policia e Durrësit nuk është emër i panjohur për autoritetet shqiptare.

Ai, përveç se është vëllai i Florida Beut, e cila zbuloi skandalin e korrupsionit të ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda, ka ndërhyrë më herët tek prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, për dhënien ryshfet të 2 mijë eurove për lehtësimin e masës së sigurisë të një grupi të rinjsh që u kapën me drogë.

Në 30 qershor 2021, bashkë me prokurorin Karriqi u arrestuan edhe Emirjan Beu, Dritan Dedja dhe Isuf Bega.

Emirjan Beu njihet si biznesmen që zotëron karburante dhe kompani të tregtimit të peshkut.

Iu sekuestruan pasuritë në Durrës me vlerë 1 mln euro ,Iu sekuestruan pasuritë në Durrës me vlerë 1 mln euro ,Iu sekuestruan pasuritë në Durrës me vlerë 1 mln euro ,

pasuritë në durrës me vlerë 1 mln euro

Lini një Përgjigje