TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Tetor 2023, 11:27

Me kriminelët palë, me pensionistët e minatorët bëjnë të fortin; ‘Policia që nuk duam’ ushtron forcë te protestuesit e moshuar

Shkruar nga Pamfleti

Me kriminelët palë, me pensionistët e minatorët

Opozita jonë, që e mban veten për të vërtetë, të drejtë e të fortë, me vetëm një kauzë, në shërbim të qytetarëve, pse bëri shoë në errësirën që i dhuroi Felaj me shokë e shoqe, dhe nuk shkoi ta bënte opozitën pranaë atyre minatorëve e pensionistëve që protestonin para Parlamentit sot për rritjen e pensioneve dhe statusin e minatorit. Është e thjeshtë përgjigja.

Sepse Berisha ka hall personal, e jo kombëtar. E si të mos mjaftonte kjo, Policia jonë që nuk duam guxoi dhe i prekte me dorë ata të moshuar. “Turp t’ju vijë”, ia kthyen pensionistët e minatorët. Këta me krimin hanë e pinë, shoqëri e miqësi e madhe, me hallexhinjtë e shkretë bëjnë të fortin.

Çfarë mjerimi! Policia që nuk duam, i ndaloi me forcë të moshuarit të hynin te oborri i Parlamentit për të kërkuar të drejtat e tyre tek ata që i kanë votuar e i detyrohen.

Sigurisht, si t’i lejonin, si mund të hyjnë ata tek oborri i bosave të paprekshëm. Ka pasur edhe nga ata pensionistë që janë ndjerë keq e nga problemet shëndetësore janë rrëzuar edhe përtokë.

policia protesta para kuvendit

Lini një Përgjigje