TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Tetor 2023, 09:54

“Mos prek me dorë, turp t’ju vijë”/ Pensionistët dhe minatorët protestë para Kuvendit, përplasen me policinë

Shkruar nga Pamfleti

“Mos prek me dorë, turp t’ju vijë”/

Ditën e sotme pensionistët dhe minatorët janë përplasur me policinë gjatë protestës para Kuvendit.

“Mos prek me dorë”, “Turp t’ju vijë”, u drejtohen protestuesit uniformave blu dhe gardistëve.

Ata janë ngritur në protesta për rritjen e pensioneve dhe statusin e minatorit.

Në pamje shihet momenti teksa gardistët shtyjnë të moshuarit dhe nuk i lejojnë të afrohen drejt oborrit të Parlamentit.

Një prej pensionistëve papritur është ndjerë keq dhe është shtrirë përtokë, ndërsa është shprehur se ka probleme me zemrën dhe diabetin.

Një tjetër prej tyre i është drejtuar Parlamentit me një megafon, por është ndaluar nga një efektiv i policisë, i cili e ka tërhequr pas.

Mes tyre ka pasur konfrontime verbale, ku pensionistët kanë kërkuar preken nga forcat e rendit.

pensionistët dhe minatorët protestë para kuvendit

Lini një Përgjigje