TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Tetor 2023, 07:37

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që gjatë pasdites; vranësirat të bëhen më të dukshme, ku më të theksuar vranësirat do të jenë në zonat malore veriore duke rrezikuar shira të izoluar në skajin verior të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten me dy gradë në orët e mëngjesit, por një rritje e lehtë pritet gjatë orëve të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.

moti temperatura

Lini një Përgjigje