TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Tetor 2023, 20:20

Pezullimi i fondeve të IPARD në bujqësi, gazetarja: Buxheti ishte i destinuar për fermerët, por përfundoi tek të ‘mëdhenjtë’

Shkruar nga Pamfleti

Pezullimi i fondeve të IPARD në bujqësi, gazetarja: Buxheti ishte

Gazetarja Ola Xama ka folur lidhur me pezullimin e fondeve të IPARD në bujqësi. 

Në një intervistë për emisionin “Në Shënjestër” ajo tha se fondet kanë qenë të destinuara për fermerët, por nuk shkuan për ata. Sipas saj, fondet shkuan për ‘fermerët e mëdhenj’.

“Pse janë të rëndësishme fondet IPARD? Fondet që jep IPARD kanë qenë më të larta se ato që jep buxheti i shtetit. Që nga viti 2020 e deri më tani mbështetja për bujqësinë ka qenë në rënie. Lajmi i pezullimit të fondeve IPARD është i trashtë, për një shtresë që ka nevojë për to. Pse u pezulluan? Nëse fondet kanë qenë për këta njerëz… Sepse sipas të dhënave, me kryqëzimin e të dhënave që kemi, fondet kanë qenë të destinuara, por nuk ka shkuar tek ata. Ose kanë shkuar te fermerët e mëdhenj.

Fondet IPARD janë ndihmë e madhe, pasi edukon fermerët. Ne kur kemi periudhën e kultivimit, shohim që prodhimet hidhen pasi nuk ka treg. Shqipëria në një raport për zhvillimin e BP është vendi më mbështetjen më të paktë që merr në rajon”, tha Xama.

ola xama fond ipard bujqesi

Lini një Përgjigje