
Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj 7 vjeçar në masakrën e Gërdecit të 15 marsit 2008 ka dhënë një dëshmi tepër rrëqethëse në GJKKO ku po merren në pyetje 14 dëshmitarë.
Durda e cila tregoi momentin e shpërthimit, ajo ka sjellë në gjykatë edhe dy fletoret e të birit, i cili mbeti viktimë e shpërthimit. Duke shtuar se i birir të nesërmen e shpërthimit, duhej të ishte në shkollë dhe të paraqiste detyrat e bëra, të cilat Druda i solli sot në GJKKO.
E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut tha se nuk ka asgjë personale me të por e quajti ngjarjen e rëndë një krim shtetëror.
“Gërdeci është krim shtetëror dhe përgjegjësi ka e gjithë piramida e shtetit. Nuk kam gjë personale me Fatmir Mediun”, tha ajo.
Lini një Përgjigje