TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Tetor 2023, 15:20

Humbi të ëmën në ‘Gërdec’, Vasil Laçi: Në fabrikë fillova punë 14 vjeç, nuk më kërkuan asnjë dokument

Shkruar nga Pamfleti

Humbi të ëmën në ‘Gërdec’, Vasil

Vasil Laçi, i cili humbi të ëmën në shpërthimin e Gërdecit që ndodhi në vitin 2008 ka rrëfyer ditën e sotme para dyerve të SPAK, tmerrin e përjetuar asokohe.

Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, ai deklaroi se ishte vetëm 14 vjeç kur u punësua në fabrikën e çmontimit.

Ai tregoi se punën e nisi në vitin 2007 ku më pas mori mamin dhe babanë. Më tej tregoi se në momentin që ndodhi shpërthimi të gjithë u larguan por e ëma e i ati ngelën brenda. E ëma i humbi jetën pas 10 ditësh në Itali, ndërsa i ati qëndroi për 9 muaj në koma asokohe.

Në 2007 unë kam filluar punë në fabrikën e çmontimit. Më pas erdhën predhat e më pas unë mora në punë mamin e babin. Ndodhi më pas shpërthimi. Mami e babi mbetën  brenda. Mamin e dërguan për Itali ku ndërroi dhe jetë pas 10 ditësh. Babi qëndroi 9 muaj në gjendje kome.

Ikëm më vrap. Pamë një flakë që shpërtheu. Isha 14 vjeç kur u punësova. Nuk më kërkuan as dokumente as asgjë. Kur bëra gjyq për dëmshpërblim, kisha gjyqtare  gruan e Azem Hajdarit, më tha kush të tha me hy me punuar. Pse ike në punë më tha? Isha nevojtar. Pse na lejoi shteti të hymë e të punoj. Po të isha me këto mend nuk shkoja kurrë të punoj”, theksoi 31-vjeçari.

gërdeci humbi nënën

Lini një Përgjigje