TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Tetor 2023, 10:52

"Duart e prangosura s’mund të kurojnë", studentët e Mjekësisë bojkotojnë sërish mësimin dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Shkruar nga Pamfleti

"Duart e prangosura s’mund të kurojnë",

Studentët e Mjekësisë kanë vijuar sërish protestën e tyre, duke bojkotuar sërish orët mësimore për shkak të ligjit që i detyron ata që të punojnë 5 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve.

Studentët kanë nisur sërish marshimin nga Universiteti i Mjekësisë, drejt Ministrisë së Arsimit.

Me pankarta në duar studentet studentët kanë kërkuar anulimin e vendimit te Ministrise se Arsimit, duke bere thirrje qe qytetaret te bashkohen me kauzen e tyre.

“Kushte s’kemi, por kemi Kushtetutë”, “Mjekësia bojkoton”, “Duart e prangosura s’mund të kurojnë!”, thuhen në disa prej pankartave më pikantë të studentëve.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.

Lini një Përgjigje