TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Tetor 2023, 09:26

Shqiptarja flet nga Izraeli: E gjithë familja u vra nga Hamasi, dje u varrosën të gjithë

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptarja flet nga Izraeli: E gjithë familja u vra nga Hamasi, dje u

Shqiptarja Irena Stainova, që jeton në Izrael theksoi se shumë persona janë vrarë e rrëmbyer.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians”, ajo theksoi se ditën e djeshme kanë gjetur trupat e një familje të vrarë.

“40 bebe janë vrarë. Janë shuar disa familje. Dje kanë arritur të gjejnë trupat e një familje dhe kanë arritur të bëjnë varrimin e tyre. Janë shuar disa familje. Prindër të rinj me fëmijë të vegjël. Është dhe një grua  70-vjeçe e mbijetuar e Holokaustit. Asaj i morën 8 anëtarët e familje së saj. Njëra prej familjarëve është kandidatë për çmimin NOBEL”-tha ajo.

Ndërkohë rreth 500 palestinezë u vranë nga një sulm ajror në një spital të Gazës të mbushur me pacientë dhe njerëz të zhvendosur për shkak të bombardimeve.

Ky është incidenti më i përgjakshëm në Gaza që kur Izraeli filloi fushatën e tij të pandërprerë të bombardimeve në shenjë hakmarrjeje ndaj aksionit të Hamasit më 7 Tetor.

Kryeministri palestinez e quajti atë “një krim të tmerrshëm, gjenocidi nga Izraeli” dhe tha se edhe vendet që mbështesin atë duhet të mbajnë përgjegjësi.

Në krahun tjetër ushtria izraelite tha se nuk kishte asnjë detaj në lidhje me këtë bombardim, por po kryente hetime.

Ndërsa Forcat e Mbrojtjes së Izraelit deklaruan se spitali ishte goditur nga një predhë e lëshuar nga vetë militantët palestinezë.

Pentagoni tha se ishte në dijeni të raporteve për goditjen e spitalit, por nuk kishte detaje.

Më herët agjencia e refugjatëve palestinezë e Kombeve të Bashkuara tha se një sulm ajror izraelit kishte vrarë të paktën 6 persona në një nga shkollat e saj që funksiononte si strehë për njerëzit e zhvendosur.

irena stainova izrael

Lini një Përgjigje