
Teksa ishin duke diskutuar në lidhje me deklaratën e presidentit Emmanuel Macron për vizat e Kosovës, analisti Baton Haxhiu dhe Sonila Meço janë përfshirë në replika me njëri tjetrin.
Sipas analistit Haxhiu, problemi nuk është me Serbinë, por me bashkësinë ndërkombëtare. Ndërkohë këtu ka ndërhyrë Meço që i ka thënë se Perëndimi është shumë dhe nuk ka vetëm një bashkësi ndërkombëtare.
Komentet e Meços kanë sjellë nervozizmin e Haxhiut, që i është drejtuar gazetares duke i thënë se po “flet kot” dhe se ajo “nuk e di thelbin e problemit”.
Baton Haxhiu: Ne nuk e kemi problemin me Serbinë. Ne e kemi problemin me bashkësinë ndërkombëtare.
Sonila Meço: Cilën bashkësi se nuk është një, Perëndimi është shumë?
Baton Haxhiu: Je ka flet kot. Kot je ka flet. Nuk e di esencën e problemit.
Sonila Meço: Pse nuk e di? Ti e vret debatin shumë… Je shumë i mençur për ta vrarë më bukur dhe më mirë. Unë të jap fakte ti jep opinione.
Baton Haxhiu: Të jap fakte sa të duash.
Lini një Përgjigje