
Nga lista e plotë me 71 persona, 14 dëshmitarë po merren sot në pyetje në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.
Një ndër to është dhe Alketa Hazizi e cila ka qenë e punësuar në fabrikën e demontimit së bashku me të vjehrrin, i cili mbeti më pas viktimë e shpërthimin e 15 marsit, 2008.
Në dëshminë e saj para gjykatës, Hazizi tha se u morë në punë pa kontratë dhe se procesin e demontimit ajo nisi ta bënte pa asnjë trajnim. Sipas saj ata i çmontonin kokat e predhave me anë të një çekiçi dhe më pas barutin e hidhnin nëpër thasë.
“Kam punuar për disa muaj, nga shpërthimi më ka humbur jetën vjehërri. Nuk kishim kontrata pune dhe nuk kishim bërë trajnime se si bëhej çmontimi i armëve. Në fillim bashkë me burrin dhe vjehrrin e kemi nisur duke çmontuat fishekë dhe më pas kemi kaluar tek predhat. Procedura ishte e njëjtë i çmontonim me çekiçë u hiqnim diabolën dhe më pas predhat merreshin me fadromë ndërsa baruti futej në thasë dhe dërgohej në magazinë. E gjithë fusha ishte e mbushur me barut, nuk e kuptova nga dolën flakët vetëm kam dëgjuar të bërtiturat, flakë, ngrita kokën dhe pashë që flaka ishte tek thasët e barutit. Flakët ishin të larta dhe nuk kishim mundësi që ta shuajmë. Më pas të gjithë kemi tentuar që të largohemi me vrap që të shpëtojmë”, deklaroi ajo.
Sa i takon ditë së shpërthimit, ajo tha se thjeshtë ka parë flakët dhe njerëzit që bërtisnin, e më pas ka tentuar të largohet nga fabrika. Hazizi tha se gjatë tentativës për tu larguar ka shkelur mbi trupat e njerëzve të vdekur, teksa shtoi se arriti të shpëtonte me një djegie në 32 për qind të trupit.
“Ne i mbushnim thasët me barut dhe i transportonim me karroca, dëgjova ulërimat, aty kam parë flakët, isha në distancë gati 10 metra nga flakët. Zjarri ishte në pjesën e poshtme të fabrikës. Unë njoh vetëm Dritan Minxollin dhe Vangjelin. Duke ikur kam shkelur dhe me viktima, në afërsi të portës kryesore jam rrëzuar, e shikoja që po merrja flakë por nuk mund të largohesha kam pasur 32% të trupit të djegur. Fatmir Mediun se kam parë as e njoh. Aty kam patë një person tjetër emri s’më kujtohet. Më pas përmend Mihal Delijorgjin”, dëshmoi ajo.
Lini një Përgjigje