TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Tetor 2023, 21:39

“Deklarata e Macron ishte strategji”, Minxhozi: Kërkoi t’i japë peshë BE-së, presion ndaj Kurtit

Shkruar nga Pamfleti

“Deklarata e Macron ishte strategji”, Minxhozi: Kërkoi

Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron në Tiranë i cili tha se do të pezullojë heqjen e vizave për Kosovën.

Në një intervistë për “Real Story”, ai tha se së pari, Franca kërkon t’i japë grupit të QUINT-it një peshë më të madhe dhe së dyti, dëshiron që t’i japë më shumë vlerë përfaqësuesve të Bashkimit Europian në dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas Minxhozit, kjo bëhet që edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të gjendet nën presion dhe të mendohet mirë përpara se të flasë në takimet me vendet perëndimore.

“Po, absolutisht. Ka procedura, janë edhe ato 4 pikat ku mund të ndërhyhet. Pika 4, një shtet anëtar mund të ndërhyjë për pezullimin e liberalizimin e vizave, kur sheh, kur ka të dhëna, ka situata që cënojnë sigurinë. Një ngjarje traumatike mes Serbisë dhe Kosovës, nëse Franca ose dikush tjetër do donte realisht të bënte keq, do mund të interpretohej si kërcënim sigurie. Është thjesht vendim politik, ende nuk ka hyrë në procedurë. Tani, problemi është këtu, pse e tha dhe a do të ndodhë? Unë mendoj se nuk do të ndodhë. E gjitha do të duket pas pak ditësh.

Unë mendoj që strategjia franceze ka qenë kjo, t’i japë së pari grupit të QUINT-it një peshë më të madhe dhe një dozë drame në vizitën e tij, në mënyrë që të jetë më efektiv dhe të bëjë presion mbi palën kosovare, mbi kryeministrin, dhe e dyta, ja hoqi, këtë e kam mendim timin, dëshiron t’ia heqë Lajçakut barrën e komunikimit të diçkaje të tillë, e cila nëse do dilte nga goja e tij, mendoj se futja në një nivel kaq të lartë të BE për të thënë gjëra negative dhe për të bërë presion siç është Macron dhe mendoj që kur kërcënimi bëhet në nivel kaq të lartë, unë besoj se është për t’i dhënë vlerë përfaqësuesit që do të shkojë dhe Kurti të ndodhet në presion të dukshëm kur të takohet me vendet perëndimore dhe të mendohet mirë para se të flasë. Sjellja e Gërvallës, tregon që janë ende në nivelin emotiv të komportimit”, tha ai.

macron minxhozi presion be kurti

Lini një Përgjigje