
Gjyqtari i Vlorës Hektor Sinanaj është kallëzuar në prokurorinë e Posaçme SPAK.
Sinanaj kallëzohet për "Shpërdorim detyre" nga shtetasi Ilir Koka.
Gjyqtari Sinanaj ka pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar ndaj 18 të pandehur për "Falsifikim dokumentesh", "Shpërdorim detyre".
Pranimi i kërkesës për gjykim të shkurtuar sipas kallëzuesit Ilia Koka, është bërë në kundërshtim me ligjin procedurial penal dhe në kundërshtim të një vendimi gjyqësor të Gjykatës së Apelit Vlorë.
Sipas kallëzuesit gjykimi i shkurtuar nuk pranohet nëse i pandehuri apo mbrojtësi i tij ngrenë pretendime mbi vlefshmërinë e akteve apo përdorshmërinë e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, apo kur kërkojnë marrjen e provave të reja në gjykim.
Pra kemi të bëjmë me një dispozitë ndaluese e cila nuk lejon gjykatën të pranoj gjykimin e shkurtuar.
Këtë veprim gjyqtari Sinanaj e ka bërë me qëllim favorizimin e krimit për interesa korruptive të cilat jua provojmë më poshtë.
Nga ana jonë ju vihen në dispozicion video përgjim me të cilat ju provojmë veprimet korruptive të gjyqtarit Sinanaj./Ora
Lini një Përgjigje