TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Tetor 2023, 14:20

Spartak Ngjela: Pse Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë nuk i shërbeu Shqipërisë!

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela: Pse Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë nuk i
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë.Ngjela tha se nuk solli asgjë konkrete për Shqipërinë.

"U folën gjëra të përgjithshme. Shqipërisë nuk i dhanë asgjë. Unë mendova se do të jepnin lajmin se Shqipëria do të futet në BE. Asgjë konkrete. Fakti që nuk solli gjë konkrete nuk kam simpati për këtë. Shqipërisë nuk i dhanë asgjë."- u shpreh Ngjela.

Duke u ndalur tek sistemi i drejtësisë, Ngjela tha se SPAK nuk e ka hetuar ende korrupsion madhor.

Po ashtu avokati ka folur edhe për kaosin e shkaktuar në Kuvend nga Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin.

Ngjela tha se ata janë në hall, por që të fitosh duhet të kesh pas vetes shumë njerëz.

"Nuk kanë asnjë vlerë. Ku marrin dot pushtet ata me 18%. Ata janë në hall. Grupimi i Bashës është me Perëndimin. Sali Berisha nuk është me perëndimin dhe as me shqiptarët. Duhet të kesh numër votuesish që të fitosh."- tha Ngjela.

 

spartak ngjela

Lini një Përgjigje