TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Tetor 2023, 15:33

Një tjetër zyrtar përfiton ulje të dënimit, pranohet gjykim i shkurtuar për ish-sekretaren e Manastirliut

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër zyrtar përfiton ulje të dënimit, pranohet

Me anë të kësaj skeme, zyrtarët përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit dhe në shumicën e rasteve ata e kryejn këtë dënimin në paraburgim...

Një tjetër zyrtar i akuzuar për korrupsion ka përfituar ulje dënimi, pas pranimit të gjykimit të shkartuar nga gjykata. Këtë radhë bëhet fjalë për ish-sekretaren e përgjithshme të ministrisë se Shëndetësisë, Joana Duro e akuzuar për korrupsion.

Duro u arrestua bashkë me Sheton më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se sekretarja e Shëndetësisë mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë  'DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Mesa duket tani është bërë e modës që zyrtarët të kërkojnë gjykim të shkurtuar, me qëllim për t’i shpëtuar një dënimi maksimal.

Ajo që është më e habitshmja është fakti se gjykata ka pranuara gjykimin e shkurtuar për të gjithë zyrtarët të cilët janë përballur me drejtësinë. Me anë të kësaj skeme, zyrtarët përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit dhe në shumicën e rasteve ata e kryejn këtë dënimin në paraburgim. Pra në një farë mënyre, duke 'shpëtuar paç', pavarësisht dëmit që mund t'i kenë shaktuar shtetit. 

Ndërkohë lidhur me këtë rast korruptiv, kujtojmë se bashkë me Duron nën akuzë është edhe ish specialistja e nivelit të lartë Laura Shteto, administratori kompanisë “drikons” Vladimir Topi dhe inxhinieri Silvi Shehu.

Por si funksiononte skema e korrupsionit që dërgoi në pranga ish-sekretaren?

Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi dyshohet se janë personat që ndërhynë duke i dhënë Joana Duros, 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte për t’i shpallur fitues në tenderin për rikonstruktimin e qendrave shëndetësore. Fituesi i tenderit me fond limit 805 mijë lekë është shpallur në 1 qershor, ndërsa SPAK ka ndërhyrë në datën 2 qershor teksa u dha ryshfeti.

Prokuroria e Posaçme thotë se pas hetimeve, rezulton se ka qenë Vladimir Topi, i cili i ka dhënë Duros 330 mijë lekët që ta favorizonte në tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë. Sa i takon, inixhinerit të kompanisë, Silvi Shehi, ai ka marrë shumën prej 330 mijë lekë dhe ia ka dërguar Laura Shtetos, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Shteto dhe inixhinieri i kompanisë 'DRICONS’ kanë bërë lidhjen mes sekretares së Shëndetësisë dhe administratorit Vladimir Topi.  Shteto pasi ka marrë lekët nga inxhinieri i kompanisë 'DRICONS’, ia ka dërguar sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë./Pamfleti

ish-sekretarja shëndetësisë

Lini një Përgjigje