TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2023, 16:04

Pas akuzave të SPAK, Berisha njofton mbledhjen e Kryesisë; çfarë aksionesh do të ndërmarrë PD?

Shkruar nga Pamfleti
Pas akuzave të SPAK, Berisha njofton mbledhjen e Kryesisë;
Kryesia e "Rithemelimit"

Gjatë një konference për mediat ditën e sotme, Berisha nuk e përjashtoi mundësinë e nisjes së protestave...

Ish kryeministri Sali Berisha do të mbledhë nesër në orën 12:00 Kryesinë e Rithemelimit. Sipas njoftimit mbledhja do të zhvillohet në ambientet e selisë dhe fokusi i takimit do të jenë zhvillimet e fundit politike.

Kjo lëvizje e Berishës vjen pas akuzave të ngritura nga SPAK për korrupsion pasiv, ku dyshohet se përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ende nuk dihet se me çfarë vendimesh mund të dalë kryesia e rithemelimit, apo çfarë akisoni mund të ndërmerret, por gjithçka mbetet për tu parë. Kjo pasi gjatë një konference për mediat ditën e sotme, Berisha nuk e përjashtoi mundësinë e nisjes së protestave, gjë që mund të sjellë destabilizim në vend.

Te nderuar miq./ Nesër ditën e Mërkurë ora 12.00 në ambientet e selisë PD do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë PD me rend dite: 1- Diskutime rreth zhvillimeve te fundit politike/ 2-Të ndryshme …. Ju faleminderit…”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë sot ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje dhe në vend të tij pranë ambienteve të gjykatës, ka mbërritur avokati Genc Gjokutaj.

Kujtojmë se një ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi./Pamfleti

 

berisha kryesia

Lini një Përgjigje