TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2023, 14:31

Akuzat nga SPAK, Berisha paralajmëron protesta: Të gjitha opsionet janë në tavolinë!

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat nga SPAK, Berisha paralajmëron protesta: Të gjitha opsionet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të shkojë ditën e sotme në GJKKO për tu marrë në pyetje nga gjykatësit teksa në vend të tij është paraqitur avokati Genc Gjokutaj. Berisha ka zgjedhur të sabotojë gjyqin duke dalë në një konferencë live me gazetarët.

Gjatë komunikimit me gazetarët, Berisha është pyetur nëse do të ketë protesta, ndërsa nuk e ka përjashtuar si mundësi.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Berisha u shpreh se të gjitha opsionet janë në tryezë, pasi sipas tij, “Rama dhe skapistët po u bëjnë gjyqëin reformave të suksesshme të PD”.

“Asnjë gjë nuk është jashtë tavolinës. Të gjitha janë në tryezë. Ne, siç e shihni, kemi të bëjmë me një proces monstruoz politik. Kur Edi Rama, me dy skapistë dhe një tjetër, vënë në tryezë reformat e suksesshme, sepse ajo ekonomi, për dijeninë tuaj, atë vit që janë emetuar bonot, jo për shkak të bonove, ka pasur një rritje prej 8.3 përqind sipas institucioneve ndërkombëtare.

U them atyre që kapin penën dhe shpifin duke cituar dacibaon e prokurorisë, vetëm sa baltosni moralin tuaj sepse një gazetar është i detyruar që të paraqesë, nëse i intereson e vërteta, të dy variantet. Të dy palët.

Krijojnë narrativa nga më primitivet, ky djalosh me 113 metër katror, doli me 5.2 milionë euro. Gjithçka e bazuar në shpifje, gjithçka e bazuar në turpin e fshehjes së dokumenteve. Gjithçka e bazuar në manipulimin e dokumenteve. Se një djalosh tjetër, në të njëjtat kushte, absolutisht mund të dilte të paktën edhe 20 përqind më shumë. Por ky zgjodhi atë rrugë”, tha Berisha.

 

berisha spak protesta

Lini një Përgjigje