TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2023, 15:03

Ndërpritet seanca për Berishën, shtyhet për në orën 18.00

Shkruar nga Pamfleti
Ndërpritet seanca për Berishën, shtyhet për në
Sali Berisha

Berisha refuzoi të paraqitej dhe u përfaqësua nga avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Këta të fundit kanë kërkuar kohë për tu njohur me aktet...

Ndërpritet seanca në ngarkim të Sali Berishës. Në orën 14.00 nisi procesi për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit, i cili akuzohet për korrupsion me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Ndaj Berishës është dhënë masa e sigurisë "detyrim paraqitje" dhe sot ai duhej të paraqitej në gjykatë për tu marrë në pyetje dhe njohur me masën. Berisha refuzoi të paraqitej dhe u përfaqësua nga avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Këta të fundit kanë kërkuar kohë për tu njohur me aktet dhe seanca u shty për në orën 18.00.

Berisha sot sfidoi hapur gjykatën, pasi në orën 14.00 doli në një konferencë shtypi me gazetarët dhe e bëri të qartë se nuk shkon në seancë. Ai pretendon se gëzon imunitet deputeti dhe ndaj tij nuk mund të ketë asnjë masë sigurie.

Siç e dini, Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe unë u them demokratëve kudo që janë, se me aktin e fundit, ai ka shpallur një luftë totale, për të cilën ne do i përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona. Procesi është procesi më politik i këtij shekulli. Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij, jo, absolutisht.

Në proces janë reformat epokale të PD-së, të cilat goditen nga një gardë pretoriane, të cilat goditen nga falanga politike krimi, në një analizë që dëshmon urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë dhe demokracisë që ka ndërmarrë PD në vite. Çdo demokrat duhet të ndjehet krenar me to”, tha ai.

Sipas SPAK, nga shtetasi Sali Berisha, është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin J. M., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi J. M. Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë  kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhrave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij”, shprehet SPAK.

Më tej prokuroria deklaron se në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi,  bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Përfitimi i parregullt në favor të shtetasit J. M., në cilësinë e bashkëshortit të vajzës së Kryeministrit, shtetasit S. B., ekziston dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova, se është:  Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi J. M.

Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi J. M.

Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi J. M. në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro”, shprehet SPAK.

 

Lini një Përgjigje