TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2026, 21:39

Mbyllet numërimi, Berisha mund… Berishën me 98% të votave

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllet numërimi, Berisha mund… Berishën me 98% të votave
Foto ilustruese

Në një proces ku kandidati i vetëm ishte Sali Berisha, kreu i PD arriti të mundë… Berishën me 98% të votave. Megjithatë, edhe në “garën” pa rivalë nuk munguan votat kundër, abstenimet dhe debatet për pjesëmarrjen, ndërsa kritikët brenda demokratëve e cilësuan procesin një referendum formal pa alternativë reale.

Partia Demokratike mbylli numërimin e votave në procesin ku kandidati i vetëm ishte Sali Berisha. Në fund, lideri historik i demokratëve arriti të fitojë bindshëm ndaj… vetes.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga selia blu, numri total i votave është 39.441. Vota të vlefshme në total janë 38.902, ndërsa 539 vota rezultuan të pavlefshme. Nga votat e vlefshme, 37.341 ishin pro Berishës, 1055 kundër dhe 506 abstenim.

Rezultati final prodhoi edhe ironinë më të madhe politike të ditës: Sali Berisha, 35 vite në politikë dhe mbi tri dekada në krye të së djathtës shqiptare, mundi Berishën me afro 98% të votave.

Por përtej triumfit në letër, procesi u shoqërua me shumë pikëpyetje.

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji publikoi gjatë ditës shifra shumë më të ulëta nga degët kryesore të PD-së, duke pretenduar se deri në orën 18:00 në qarqet kryesore kishin votuar vetëm 3885 persona. Ai akuzoi drejtuesit e PD-së për fryrje dhe manipulim të shifrave, ndërsa e quajti procesin “farsë për uzurpimin e partisë”.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë pasi në disa degë të PD-së orari i votimit u shty deri në 19:00, ndonëse kandidati ishte vetëm një dhe pjesëmarrja në shumë zona rezultoi dukshëm më e ulët se anëtarësia zyrtare.

Në degën 8 në Tiranë, nga 1741 anëtarë me të drejtë vote morën pjesë vetëm 665 persona. Në Vlorë, nga rreth 1600 anëtarë, votuan afro 700. Në Selenicë morën pjesë 157 nga 270 anëtarë, ndërsa në shumë zona të tjera pjesëmarrja mbeti larg shifrave që dikur prodhonte Partia Demokratike.

Në disa degë nuk munguan as votat kundër për Berishën, edhe pse në fletën e votimit ishte vetëm emri i tij. Në Gramsh, 22 demokratë votuan kundër. Në Sarandë rezultuan 40 vota kundër, ndërsa në Gjirokastër 11 demokratë refuzuan ta mbështesin.

Por treguesi më i fortë i krizës së sotme duket vetë tkurrja dramatike e Partisë Demokratike.

Nga mbi 100 mijë anëtarë që PD deklaronte në vitin 2013, sot selia blu pranon zyrtarisht rreth 50 mijë anëtarë. Pra, në një dekadë, partia është përgjysmuar.

Dhe ironia politike mbetet e fortë: ndërsa opozitat në rajon, si në Serbi, po mbushin sheshet me protesta dhe figura të reja politike, Partia Demokratike shqiptare mbylli një proces ku lideri historik garoi i vetëm, kundër vetes, në një parti me gjysmën e anëtarësisë së dikurshme. /Pamfleti

pd berisha zgjedhje

6 Komente

  1. M
    Met Paticka

    NUK ESHTE AS PER ME QESH AS PER ME BO GALLAT. KJO QE PO NDODH ME KET PLAK TELEL DUHET TE MAR FUND SE PO MER NÇAF PD DHE OPOZITN. DIKUSH DUHET ME E HEQ QAFE NGA POLITIKA KET VEMJE PA MORAL QE EDI RAMA E DON ME MBAJT SE I SHTO QENDRIMIN NPUSHTET. SDI ME THAN SI DUHET HEQ POR MENDOJ SE VEÇ SPAK MUND TA MAR SERIOZISHT E MOS ME E FAL SE ESH I SHKUM NMOSHE. PINOÇETI ISHTE TEK 90 VITET DHE SE FALI KUSH POR E RASN NBURG DHE IA KONFISKUN PASNINE. KSHU DUHET ME VEPRU DHE ME KET PINOÇET TE SHQIPNISE. SKA MNYRE TJETR. KY ESH I PACIP E I PA TURPNUM. INTRIGANT QE HEDH GURN E FSHE DORN.I PABES

    1. N
      Noci

      Misioni i ketij robit ka qene: shkaterrimi i PD dhe mbajtja me çdo menyre dhe forme e te majteve ne pushtet. Tani me mire ta shnderroje nga parti ne sh.p.k.

      1. L
        Lira

        Eh medet, cu telendisem

        1. V
          Vk

          Dhe duam te krahasohemi me Hungarine!

          1. S
            Sala

            Ja kaloi dhe votimeve te Enverit, ka rrjedh komplet. Ku dreqin e zgjodhi Ramizi kete maskara.

            1. P
              Pershendetje Sal

              Se ish i tille monstre e zgjodhi Ramiz Alia ket monster te zbritur nga malet e Vicidolit qe kur nuk u be i qyteterum. Gzohet kur i shkakto fatkesqesi ktij poplli te varferum.

              Lini një Përgjigje