TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2026, 19:39

Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, ja rezultatet në Vlorë, Korçë dhe Lushnje

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve
Zgjedhjet në PD

Kanë dalë rezultatet nga disa degë të Partisë Demokratike për votimin ku kandidati i vetëm për kreun e partisë është Sali Berisha, ndërsa shifrat po nxjerrin në pah pjesëmarrje të ulët dhe vota kundër edhe në një proces pa garë reale.

Në degën 8 të PD-së në Tiranë, nga 1741 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë vetëm 665 demokratë, ose rreth 38% e totalit të anëtarësisë.

Në Vlorë, ku PD numëron rreth 1600 anëtarë, në kuti janë hedhur rreth 700 vota, çka përkthehet në një pjesëmarrje rreth 44%.

Në Kolonjë morën pjesë 217 votues, ku 213 votuan pro Berishës dhe 4 abstenuan.

Në Korçë, rezultati nxori 392 vota pro për Berishën, 7 abstenime dhe 18 vota të pavlefshme, duke e çuar totalin e votuesve në 417.

Në Gramsh votuan 268 demokratë, ku 215 ishin pro Berishës, 22 kundër dhe 3 abstenuan, ndërsa pjesa tjetër e votave rezultuan të pavlefshme.

Ndërkohë, në Maliq janë numëruar 735 vota në total, ku 731 ishin pro dhe 4 kundër Sali Berishës.

Në Lushnje, 550 anëtarë kanë votuar pro kandidaturës së Berishës, ndërsa 26 vota kanë qenë kundër. Gjithashtu janë regjistruar 10 abstenime dhe 6 fletë votimi të pavlefshme.

 

pd zgjedhje

Lini një Përgjigje