TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2023, 13:37

Masa ndaj Berishës, reagon Tritan Shehu: Shqipëria u bë si Rusia

Shkruar nga Pamfleti

Masa ndaj Berishës, reagon Tritan Shehu: Shqipëria u bë si Rusia

Deputeti Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me vendimin e GJKKO për të vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Shehu ka krahasuar Shqipërinë me Rusinë duke thënë se janë në të njëjtin nivel ‘demokracie’.

Me këtë që ka ndodhur, sipas tij Shqipëria rreshtohet me regjimet botërore ku pushteti kërkohet të mbahet me metoda represive.

Postimi i plotë:

Rusia dhe Shqipëria, nivel te njëjtë “demokracie”!

Rusia dhe regjimi shqiptar arrestojnë liderin e opozitës.

Kërkojnë të izolojnë liderin e opozitës.

Dhe ne Shqipëri më keq akoma, pa asnjë vendim te formës së prerë, qoftë dhe formal ky!

Vetëm me akuza, që në fakt nuk janë akuza, janë vetëm supozime…

Shqipëria rreshtohet kështu me regjimet botërore ku pushteti kërkohet të mbahet me metoda represive.

Ku dhe ligjet e vendit, Kushtetuta vetë nuk respektohen.

Se për të drejtat evropiane as që behët fjalë!

Por një gjendje e tille nuk mund e nuk do të zgjasë pa fund…

Gjyqtarja Irena Gjoka shpalli sot vendimin, duke pranuar kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë për ish kryeministrin.

Nga sot Sali Berisha, do të qëndrojë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.

Prokuroria e Posaçme ka marrë autorizim nga Kuvendi për të ngritur masën e arrestit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, person nën hetim për çështjen Partizani, nga detyrim paraqitje, që ai nuk e respektoi në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe të mos ketë asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.

tritan shehu masa ndaj berishës

Lini një Përgjigje