
Kryeministri Edi Rama në konferencë e tij të fundvitit ka komentuar përplasjet dhe tensione e shkaktuara nga opozita në Parlament.
I pyetur nëse në vitit 2024 do të ketë një jetë parlamentare më normale dhe një bashkëpunim mes palëve, ai tha se është një proces shpërbërjeje që nuk kthehet pas duke bërë ngjitje artificiale copash.
Pas dhënies së masës “arrest shtëpie” për Berishën, Rama shprehet se deputetët e opozitës nuk i lidh asgjë tjetër përveç interesit për karrige të individëve që përbëjnë ato copa.
“Pala tjetër që është në konfuzion total dhe në një betejë të verbër kundër drejtësisë. Në rast se palës tjetër do t’i hapen sytë, atëherë mund të presim për një hapësirë për komunikim normal. Kur them pala tjetër, aty është në federatë palësh që ndahet e bashkohet, ndahet e bashkohet dhe është pjesë e konfuzionit. Për mua nuk ka asnjë surprizë, është një proces shpërbërjeje që nuk kthehet pas duke bërë ngjitje artificiale copash, të cilat nuk i lidh asgjë tjetër përveç interesit për karrige të individëve që përbëjnë ato copa. Nuk ka asnjë vizion, asnjë qëllim afat mesëm, asnjë lloj lidershipi, është një shpartallim që do të vazhdojë sipas meje”, tha kryeministri Rama.
Lini një Përgjigje