
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit, përmendi edhe operacionin për konfiskimin e kateve pa leje ku dhe bëri publike për herë të parë shifrat e të ardhurave nga ky operacion.
Sipas tij deri tani janë arkëtuar 3.5 mln euro nga 5 objekte e shtoi se për 4 objekte të tjera pritet të bëhet pagesa.
Rama shprehet se nga ky veprim ka është rritur mirëqenia e punimeve dhe se çdokujt do iu dalë nga hundët çdo përpjekje për të përfituar atë që nuk iu takon.
“Sot, pash ecurinë e procesit të konfiskimeve të pallateve shtesave të paligjshme për të cilat u bë një zhurmë e shoqëruar edhe me hamendësime e shpifje, më vjen mirë t’ju them se ka nisur arkëtimi I parave në arkën e shtetit nga procesi i ndëshkimit të ndërtuesve që kanë kapërcyer katet pa leje.
3.5 milionë euro deri tani janë arkëtuar nga 5 objekte, janë 4 të tjera që pritet të vijojnë pagesat presim 10.5 milionë euro në arkën e shtetit. Do paguajnë si frëngu pulën çdo metër katror pa leje, janë 15 objekte në proces do vijohet me masat e tjera që parashikon ligji për konfiskimin. Falë këtij veprimi agresiv, shohim një disiplinim jashtëzakonisht të mirëpritur të punimeve të ndërtimit dhe nuk konstatohen më shkelje të kësaj natyre. Të gjithë duhet ta kenë të qartë kush bën një metër katror shtesë do e paguaje sa frëngu pulën edhe do I dalë nga hundët çdo përpjekje për të përfituar atë që nuk i takon”, tha Rama.
Lini një Përgjigje