
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit nuk ka ngurruar të vijojë me propagandën e tij për rritjen e pagave.
Rama tha se për vitin 2024 do të vijohet me rritjen e pagës mesatare në 900 euro.
“Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve, që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendase si asnjëherë më parë me 400 euro. Po ashtu kanë filluar të gjitha programet e mbështetjeve dhe kompensimeve qoftë për efekte e rritjes së kontributeve të sigurimeve. Pagat e sektorit publik kanë filluar të rriten ndjeshëm. Vitin e ardhshëm në qershor do kenë rritje tjetër të parashikuar në buxhetin e vitin 2024. Arsimtarët, ushtarakët punonjësit e policisë, mjekët dhe punonjësit e administratës do kenë rritje që do ta çojë pagën mesatare në sektorin publik në 900 euro”, tha Rama.
Lini një Përgjigje