
Këshilltari për ekonominë në Partinë Demokratike Dorian Teliti, përmes një mesazhi ka ironizuar ato që i cilëson si arritje falë keqqeverisjes.
Sipas Telitit, në këtë vit rinia dhe shtresa e mesme braktisën masivisht vendin, ndërkohë që vijoi fenomeni i legalizimit të kanabisit. Një tjetër pikë që rendit Teliti është dhe rritja e çmimeve.
Reagimi i Dorian Telitit:
10 Arritjet e (keq)qeverisjes së vitit 2023:
1-Rinia dhe shtresa e mesme braktisin masivisht vendin. Qeveria nuk publikon te dhenat paraprake te Censusit, mesa duket te dhenat jane shume shqetesuese.
Pazari me portin e Durresit, faturen qindra milione euro te portit te ri do e paguajne shqiptaret me taksat e tyre.
Legalizimi i kanabisit.
Braktisja dhe falimentimi i shume prodhuesve eksportues si pasoje e renies se euros. Mijera vende pune u mbyllen brenda pak muajve.
Çmimet e ushqimeve u rriten me ritme dyshiferore, shtresat me te ardhura te ulta me te goditurat.
Buxheti i qeverise qendrore dhe buxheti i bashkise Tirane miratohen pa debat dhe pa transparence brenda pak minutave.
Rriten taksat per kedo, perfshire ketu profesionistet e lire.
Rriten faturat shume milioneshe per PPP-te (ndonese disa prej tyre jane ne SPAK), vendimet e gjykatave nderkombetare, abuzimet dhe vjedhjet e konstatuara nga KLSH.
Braktisja ndaj fermerit vendas me subvencione minimaliste (te fundit ne rajon) dhe pezullim te skemes Ipard.
Ulje e ndjeshme e numrit te nxenesve dhe studenteve te regjistruar ne sistemin parauniversitar dhe universitar.
Lini një Përgjigje